Sot është shkaterruar një një grup i madh trafikantësh kokaine, mes të cilëve dhe shqiptarë. Aksioni u zhvillua në zonën e Breshias
Opoeracioni u finalizua nga policia italiane, e cila venosi në pranga 39 persona , mes të cilëve 29 shqiptarë.
Gjykata dha për shumicën e të shoqëruarve masën e sigurisë “arrest me burg”, për tetë prej tyre dha “arrest shtëpie”, kurse për katër u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”.
Ndërkohë, mediat italianë raportojnë se kokaina sillej në Itali nga Holanda dhe Gjermania.