• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

I tregon Arta Dade/ Tre kauzat e PS-së që Rama i braktisi për Lulzim Bashën

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
I tregon Arta Dade/ Tre kauzat e PS-së që Rama i braktisi për Lulzim Bashën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga ikonat e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja për disa mandate, një nga personalitetet e së majtës shqiptare, Arta Dade kohët e fundit është treguar mjaft e ashpër me kryeministrin Rama por ka zbuluar jo pak detaje nga pazaret politike.

Ajo ka mbajtur qëndrime të forta ndaj tij, jo vetëm në lidhje me atë çfarë ka bërë qeveria, jo vetëm në lidhje me sjelljen e Edi Ramës ndaj PS-së, por së fundi ka zbuluar edhe disa pika të errëta të kryeministrit të vendit me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën.





Në televizionin “ABC News”, Arta Dade dy ditë më parë ka pasur qëndrime të forta, të cilët janë anashkaluar nga mediat dhe duket se nuk kanë pasur vëmendjen e duhur.

Arta Dade, duke folur për opozitën e djeshme dhe qeverinë e sotme, për Edi Ramën para 2013-ës dhe sot, tha se ky i fundit tradhëtoi tre nga kauzat kryesore të opozitës në atë kohë.

Për Arta Daden tre kauzat kryesore të opozitës në atë kohë, të forta të Edi Ramës dhe socialistëve, të cilat ishin pikat kryesore që i ndihmuan të vinin në pushtet, ishin tre denoncime të mëdha:

Së pari, afera me Rrugën e Kombit, abuzimi me qindra million euro, për të cilën socialistët i drejtuan gishtin Sali Berishës. Sipas Dades, me qëndrime të forta politike.

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

E fundit dhe më e rëndësishmja për Daden ishte, ngjarja e 21 Janarit 2011. Katër viktima, të cilat erdhën si pasojë e një denoncimi në emisionin Fiks Fare, ku zv.kryeministri i atëhershëm Ilir Meta kapej me bllok në dorë, duke bërë një Pazar për rreth 700 milion lekë me ministrin e tij të Ekonomisë, në atë kohë të ndjerin Dritan Prifti, të cilit i kërkonte të firmoste disa leje si benefite të tij politike.

Në fakt, për Arta Daden, të tre këto pika që ishin kyçe, pra Rruga e Kombit, Marrëveshja e ujërave detare me Greqinë dhe 21 Janari.

Socialistët ja drejtuan Berishës, por çuditërisht në të tre këto kauza qëndronte Lulzim Basha.

Edi Rama premtoi se kur do vinte në pushtet do t’i zbardhte secilën nga këto pika dhe do të vinte përpara drejtësisë përgjegjësin kryesor, i cili ishte Sali Berisha.

Por megjithëse ne, tha Arta Dade e drejtonim gishtin tek Sali Berisha, në të treja këto kauza ka qënë Lulzim Basha.

Pra, në lidhje me akuzat për Rrugën e Kombit, ministri i Transportit ka qënë Lulzim Basha, ministër i Jashtëm kur u nënshkrua marrëveshja me Greqinë ka qënë Lulzim Basha dhe ministër i Brendshëm në 21 Janar 2011 ka qënë sërish Lulzim Basha.

Për Arta Daden  ka një rastësi të “çuditshme”, ku gishti drejtohej ndaj Sali Berishës, kur në fakt përgjegjësi kryesor ka qënë Lulzim Basha dhe në të treja rastet u premtua nga Edi Rama se do të hetoheshin dhe do të zbardheshin deri në fund ditën që Partia Socialiste do të vinte në pushtet.

Por, çfarë ndodhi?

Ajo që tha Arta Dade më lart, është krejtësisht e vërtetë. Socialistët kanë gjashtë vite në pushtet dhe në asnjë moment qeveria nuk luftoi dhe nuk zhvilloi betejën e saj, as për zbardhjen e aferës në Rrugën e Kombit, as për Marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe as për 21 Janarin, kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u la me gjakun e katër viktimave.

Në të treja rastet ministër ishte Lulzim Basha dhe në të treja rastet përgjegjës ishte Lulzim Basha, i cili jo vetëm nuk u hetua dhe Edi Rama nuk e çoi në fund asnjë nga kauzat apo premtimet e bëra para shqiptarëve, por u ul me Bashën, bëri një marrëveshje dhe sot përtej fasadës politike, janë dyshja kryesore në vend e pandashme, ku njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën.

Palët politike, përtej asaj çfarë duket në skenë apo faktorëve të tjerë që ndërhyjnë dhe i fusin në beteja janë me prova dhe fakte konkrete bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit. Rama dhe Basha tashmë janë të provuar në shumë e shumë raste se bashkëpunojnë në distancë apo nga afër për interesa të njëri-tjetrit.

Ashtu si Rama luftoi dhe mbylli tre kauzat e socialistëve, të cilat ishin “kali i tyre i betejës” në opozitë, kundër qeverisë së Berishës, me përgjegjës ministrin kryesor të Saliut, zotin Lulzim Basha, nga ana tjetër edhe ky i fundit lufton për Ramën si pjesë e financimeve nga Soros.

Që nga marrëveshja e 17 majit, interesa të ndryshme, deri te 16 milion eurot e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës apo dhe favore të tjera nga qeveria, për ngjarje siç janë financimet ruse nga off-shore e shumë e shumë të tjerë, janë qokat e pandalshme të Edi Ramës.

Kauzat ishin tre dje për socialistët, sot për Rilindjen nuk ekzistojnë dhe ky tashme është fakt që mbi të gjitha vlen vetëm Luli./ CNA.al

Pas

FOTO/ Përmbyset makina në hyrje të tunelit të Elbasanit

Para

Ndryshojnë kartmonedhat. Në treg prerja 10 mijë lekëshe

Para
Ndryshojnë kartmonedhat. Në treg prerja 10 mijë lekëshe

Ndryshojnë kartmonedhat. Në treg prerja 10 mijë lekëshe

Të Gjitha

INTERVISTA/ “Zonat rurale, më të rrezikuara”- Braktisja e shkollave, ekspertja: Tekstet të ndërlikuara

INTERVISTA/ “Zonat rurale, më të rrezikuara”- Braktisja e shkollave, ekspertja: Tekstet të ndërlikuara

nga Fast News
15:45 | 07/06/2025
0

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Recent News

INTERVISTA/ “Zonat rurale, më të rrezikuara”- Braktisja e shkollave, ekspertja: Tekstet të ndërlikuara

INTERVISTA/ “Zonat rurale, më të rrezikuara”- Braktisja e shkollave, ekspertja: Tekstet të ndërlikuara

15:45 | 07/06/2025
Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar