Pas mbylljes së vizitës në Itali, ku ka folur për shumë media italiane, kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter”. Ai shprehet se ishte i detyruar të jepte intervista në televizione dhe në gazeta të shtetit fqinj për të pastruar baltën e ziftin, që sipas tij, opozita hodhi ndaj imazhit të Shqipërisë.
Sipas Ramës, opozita po nxit dhunë për hesap personal, por faturën e paguan vendi dhe ekonomia.
POSTIMI I PLOTË I EDI RAMËS:
“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia”.