Opinion nga Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive
COVID-19 me ndikimet e tij në shëndetin publik, ekonomik dhe social është një kërcënim i madh sot. Por gjithashtu është një mundësi e madhe për të provuar humanizmin tonë të përbashkët, për të zgjeruar ndjeshmërinë dhe solidaritetin tone, politik dhe institucional.
Tendenca agresive e zgjerimit të Covid-19 dhe situate e krijuar, kërkon investime serioze në kapacitetet lokale dhe rajonale, me qëllimin primar që t’iu japim zgjidhje lokale problemeve për aq sa është e mundur,dhe së dyti për të mos rritur në limite përqendrimin në qendër.
Deri para pak ditësh pjesa me e madhe e bashkive kanë raportuar numër të limituar të të infektuarve me Covid-19. Kjo mund të jetë rezultat i mungesës së testeve sesa rezultat i situatës reale të epidemisë.
Por sot, harta e prekshmërisë po ndryshon dhe ka rritje nga dita në ditë.
Çdo mase e marra deri më tani, për të kontrolluar dhe kufizuar lëvizjen e njerëzve,edhe pse drastike kanë qenë të nevojshme dhe besueshëm me ndikim pozitiv referuar praktikave të mira në Koren e Jugut, Singapor dhe Kine, si dhe në praktikën e gabuar të fqinjit tone, Itali.
Zbatimi i rregullave të detyrueshme të distancimit social, karantinimit si dhe mesazhi për larjen e duarve tashmë po qarkullon më gjerësisht, dhe po nguliten në rutinën e qytetareve.
Por shumë njerëz në shoqërinë tonë nuk janë të lidhura digitalisht mirë dhe nuk marrin mesazhet që qarkullojnë, por ato nuk janë mire te lidhur gjithashtu me infrastrukturën e shërbimeve dhe furnizimeve mjekësore dhe ushqimore.
Situata të tilla mund të krijojnë pasiguri, konfuzion e panik.Kjo është një situatë e paparë, për të cilën nuk kemi asnjë procedurë standarde të funksionimit – deri më tani.
Por s”duhet të presim, duhet të jemi aktiv dhe të të ndërtojmë strategji veprimi lokalisht dhe të koordinuara shumë mire.
Një hap i pare do të ishte shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore kombëtare nga qeveria,(u shpallë mbrëmë vonë me VKM 243/24.03.2020) hap ky shumë i domosdoshëm, që të vihen në punë mekanizmat, institucionet qendrore dhe te pavarura me detyrat respektive specifike.
Qeverisja efektive lokale mund të sigurojë përfshirjen të gjerë të palëve të interesuara lokale, duke krijuar kështu pronësi, angazhim dhe përgjegjësi me bazë të gjerë.
Pushteti vendorë duhet të vë në zbatim veç masave të tjera, konceptin e “Lokalizimit” i cili ka të bëjë me mënyrën sesi qeveritë lokale dhe ato rajonale mund të mbështesin arritjen në luftës kundër Covid-19, të zvogëlojnë sa më shumë përhapjen, të thellojnë kontributin në aspektin shëndetësor,ekonomik dhe social në zonat e tyre, përmes veprimeve nga poshtë lart, duke ofruar një panoramë të qartë të gjendjes, me fakte realiste, që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në kohe.
Në këtë rast koncepti i lokalizimit duhet të fokusohet kryesisht në tre elemente.Ndërgjegjësimi, monitorimi dhe hapi për zgjidhje të mëtejshme.
Lokalizimi do ti kontribuoje në mase të madhe valës ndërgjegjësuese, njohjes së situates në nivel vendore, kombëtar dhe botëror.
Pushteti vendore duhet ta mbaje këtë peshe dhe përgjegjësi duke përdor të gjitha mjetet e tij të koomunikimit, dhe të investojë në mjete dhe mekanizma të tjerë, kryesisht mediat sociale, komunikim online, por jo vetem, si dhe komunikimi tradicional për qytetarët jashtë aksesit digjital.Të gjithë duhet të informohemi për tu ndërgjegjësuar.
Sot, po theksohet me të madhe nga institucionet kompetente si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjaft shtete të tjera, rëndësia e procesit të gjurmimit të rasteve të infeksionet, historia e tyre dhe zinxhiri i kontakteve.
Në këtë drejtim pushteti vendore së bashku me institucionet e shëndeti publik në zonë duhet të përfshihen në këtë gjurmimin, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha dhe të mundshme.
Por ky proces kërkon protokolle pune për vendorët, dhe ky protokoll duhet t’iu sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucione te tjera qendrore.
Kjo do ndihmojë shumë në vlerësimin e situates, mësimeve nga praktikat lokale dhe shërbejë gjithashtu, si një input për marrjen e masave të mëtejshme, për koordinim më të mirë.
Çdo njësi vendore pasi ka bërë një monitorim të kujdesshëm duhet të raportojë për gjendjen, rastet e gjurmimit, rastet e dyshuara dhe të të prekurve. Informimi në kohë reale do rrisë së tepërmi kujdesin e çdo qytetari, distancimin social dhe zbatimin e çdo mase dhe rregulli.
Por, nga ana tjetër raportet e çdo njësie vendore do ti shërbejnë shumë mire dhe institucioneve qendrore dhe ekipeve shëndetësore në qendër për të analizuar situatën, për të marrë masa e duhura, dhe ndërtojnë strategjitë e veprimit kombëtar.
Ky është elementi tjetër i lokalizimit që bën pushteti vendore, por që nuk do të thotë ‘e pasova topin dhe loja mbaro këtu’. Asnjëherë nuk ka pushim as armëpushim deri sa ta kemi eleminuar plotësisht virusin covid. Dhe sërisht në këmbë dhe punë në shërbim të qytetarëve për jetën normale.