Ditën e sotme u shënua dhe viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri.
Bëhej fjalë për një 43-vjeçar nga Kavaja, i cili ndodhej prej ditësh në terapi intensive, i shtruar në spitalin Infektiv.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, i ndjeri nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese përpos obezitetit.
Mirëpo nga ana tjetër në lidhje me vdekjen e 43-vjeçarit, i cili deri më tani është dhe viktima më e re nga COVID19 në Shqipëri, mjekët kanë dhënë shpjegime për rastin në fjalë.
Pacientët e prekur nga COVID-19 mund të kenë komplikacione në pak minuta, gjë që çon në humbjen e jetës.
Edhe 43-vjeçari nga Kavaja ndodhej në terapi intensive dhe me sistem të drejtuar të frymëmarrjes.
“Pas përkeqësimit të shëndetit, ka ndërruar jetë. Komplikacionet e mbrëmjes e kanë bërë të mundur që të qëndrojë në jetë, pavarësisht se ishte vendosur në terapi intensive dhe me sistem të drejtuar të frymëmarrjes. Kur pyeta mjekët pak ditë më parë lidhur me gjendjen e pacientit, më thanë se është mbi mesataren e rrezikut, ndërsa sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Gjatë orëve të fundit kanë ardhur shumë ambulance me të dyshuar sit ë infektuar me COVID-19. Të gjithë personat që vijnë janë në gjendje të agravuar, por jo deri në atë pipikë sa të intubohen. Ndërkohë, tek Infektivi janë edhe tre persona të tjerë mbi mesataren. Komplikacionet vijnë në pak minuta dhe e vështirësojnë jetën e pacientëve” ka deklaruar gazetari i News 24 në një lidhje direkte pranë spitalit Infektiv.