Mjeku anestezist reanimator shqiptar Alban Belto në një lidhje live për ”News24” ka folur për situatën e vështirë të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës. Ai tregon se çfarë ka vënë re tek ky virus tek pacientët që janë të prekur dhe janë shtruar në spital.
Më tej mjeku shton se të sëmurët duken sikur janë mirë kur përkeqësohen përkeqësohen brenda 30 minutash -1 orë. Nëse nuk e intubon në këto momente, nuk e fut në terapi intensive atëhere ai nuk ja del.
Fjala e mjekut reanimator:
”Situata ajo që dëgjoni, situatë e vështirë dhe pse kam përshtypjen që raste e rënda po ngadalësohen, por ngelen prap shumë të sëmurë. Numërohen me qindra. Numri I rritjes së të sëmurëve ka qenë më I vogël këto ditë se ditët e para.
Në Lodi ku unë jam janë mbi 1 mijë pacientë. Në Lodi janë tre spitale që po trajtojnë. Shumë nuk ja kanë dalë mbanë, shumë pacientë. Ky është diçka që nuk na inkurajon megjithatë po ecim para.
Mosha është nga më të ndryshmet, por ajo më e prekura është mbi 60 vjeç. E kisha fjalën për viktimat.
Të rinj nën 50 vjeç nuk janë shumë. Ata që paraqiten tek ne janë në gjendje të rëndë dhe duan 2-3 javë trajtim. Kjo është një sëmundje e re dhe paraqitja e saj është një surprizë për ne. Të sëmurët duken sikur janë mirë kur përkeqësohen përkeqësohen brenda 30 minutash-1 orë. Nëse nuk e intubon në këto momente, nuk e fut në terapi intensive atëherë ai nuk ja del.
Kjo është veçantia e kësaj sëmundje, nuk të lë shumë kohë për trajtim. Dua ta shpjegoj. Kuadri klinik i të sëmurëve është i larmishëm. Shumica nuk kanë shenja ose më pak se grip. Në pacientët që japin shenja klinike, që ne i shohim nga analizat e gjakut, radiografija, skaneri. Ecuria e tillë mund të jetë e tillë që kur përkeqësohen janë stabil dhe ndodh që brenda pak minutash që maksimumi për 30 minuta apo 1 orë nuk marrin dot frymë. Nuk dua të përhap panik por kjo është një sëmundje e re dhe paraqitet me shenja klinike të pazakonta. Personi që ndjehet mirë nuk ka asgjë për t’u trembur. Ata që kanë shenja klinike, paraqesin për disa ditë kollë, mund të kenë dhe bark apo të vjella. Mund të jetë në një gjendje të rënduar. Në bazë të shenjave klinike, zakonisht i sëmuri ndjen pengesë në frymëmarrje. Temperatura mund të jetë i ndryshme. Mund të ketë edhe 37.5 edhe 39 apo 40.
Familjari që është i prekur që kërkon një shtrim në spital do të thotë që ka qenë në kontakt me familjarët e vet dhe automatikisht vendosen në karantinë dhe s’kanë kontakt me atë në spital. Këto janë rregullat e karantinës. Kontakti mes tyre nuk është se përfundon aty. Nëse janë mirë komunikojnë, por nëse jo atëhere vendoset në terapi intensive. Familjarëve i jepen disa herë në ditë informacion nga spitali.”