E pastreha Dhespina Harito, rrëfen kalvarin e të jetuarit prej 10 ditësh në rrugët e kryeqytetit, pas mbylljes së strehës sociale të emergjencës në Shkozë. Streha e saj prej ditësh ishte një korridor në parkingun e sheshit “Skenderbej, ku tashmë nuk lejohet të qendrojë nga Policia Bashkiake .
Ora 10.30 minuta, këtë 53 vjeçare e gjen jashtë. Ndryshe nga shumë qytetarë të cilët thyejnë rregullat, Dhespina Harito, nuk e ka një strehë ku të fusë kokën.
Çfarë po prisni në stacion?
Harito: E di që nuk ka autobusa, por u lodha dhe po bëj një pushim.
Është ora 10:30?
Harito: E dija, por në 9:30 shpërndahej ushqimi në qendrën sociale dhe kështu u detyruam të prisnim punonjëset për të shpërdarë ushqimin.
Në 9:30 shpërndahej ushqimi te qendrat sociale.
Sipas saj që prej datës 10 mars, kur qendra sociale e emergjencës në Shkozë, është mbyllur.
Ajo endet rrugëve, nëse shumë flasin për pandeminë e koronavirusit, ajo mendon se ku do ta kalojë natën -shpreh e pastreha Dhespina Harito.
Tani ku rrini?
Harito: Tani rri te Banka Qendrore, ku janë garazhet e makinave, dhe aty fle. Dy-tre ditë rrugve, po vinte vërdall policia dhe nuk ja kisha shumë frikën. Për momentin jam e vetme sepse babain e kam në Azilin e Pleqve te të moshuarit, ndërsa mamaja më ka vdekur”
Higjena si elementi kryesore në këto kohë virusi, kjo zonjë nuk ka kushte kua jot e bëj një dush të afërmit thotë se nuk e lejojnë nga frika e virusit
Harito: E palarë jam, shampot i kam me vete. Kam 10 ditë. Shampot i kam edhe plaçkat i mora. Përdorim pak ujë të ftohtë.
Teksa rrefente hallin e saj, u afrua Policia Bashkiake, të cilët i kërkuan që të largohet nga stacioni i autobusit…. dhe te interesohej sërish tek drejtoria e strehimit, në fashon e orarit 16.00 – 18.00.
Për më shume se dy orë ajo u end rrugëve të Tiranës dhe më pas u rikthye në sheshin “Skënderbej”. Pastaj ajo zbriti në koridorin e katit të parë të parkingut të sheshit “Skënderbej”, për të qëndruar. Nuk kaluan as 5 minuta dhe Policia Bashkiake i kërkoi që të largohej prej aty, ku ajo flinte prej ditësh.
Policia bashkiake lajmroi qendrën operacionale të shërbimit social,që të jepte një zgjidhje kesaj 53 vjeçareje, deri në kthimin e një përgjigjeje, Policia Bashkiake dhe ajo e shtetit e lejuan që të qëndronte në një karrige në shesh./Abcnews