• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD denoncon skandalin: Kompanitë e preferuara të Ramës morën 52 mln euro tendera javën e ferrit të COVID19

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
PD denoncon skandalin: Kompanitë e preferuara të Ramës morën 52 mln euro tendera javën e ferrit të COVID19
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj  ka denoncuar ditën e sotme tenderat e dhënë nga qevereia ditët e fundit, ku i gjithë shteti ndodhet në shtetrrethim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“52 mln euro tendera në javë dhe një zonë për t’u betonuar. Rama nuk i harron aferat as në kohë krize”., shprehet Alibeaj.





Ai shton se Rama ka dhënë tendera për miqtë e tij si Kompania FUSHA, Klodian Zoto, Salillari e Alban Eftimi.

DEKLARATA E PLOTE E ISH-DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ

Kompanitë e preferuara të Ramës marrin tendera edhe në javën e ferrit të Coronavirus.

Ndërsa shqiptarët janë vendosur në karantinë për t’i bërë ballë COVID-19, kur bizneset kanë mbyllur dyert dhe po luftojnë një luftë ndaj CORONAVIRUS, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vazhduar të tenderojnë projektet për betonimin e Tiranës. Pjesa e Parkut të Liqenit, ku aktualisht ndodhet godina e Gardës së Shqipërisë, është shpallur si i hapur në garën e Bashkisë të publikuar këto ditë karantinimi.

Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020.

Ndërsa qytetarët janë vendosur në karantim dhe në ankthin për të shpëtuar nga Coronavirusi, virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët dhe veçanërisht Tiranën.

Bashkia Tiranë vazhdon të ketë prioritet pagesat për klientët e saj, duke paguar 700 mijë euro për kompaninë offshore të inceneratorit.

Pak ditë më pas, edhe kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto, Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro.

Por inceneratorët nuk janë të vetmit që kanë përfituar në këto kohë karantinimi. Buletini i tenderave dhe koncesioneve është i pasur.

Kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro (8 mln lekë).

Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020.

Në një kohë kur bota po ushtron presion dhe po çliron shuma të mëdha në ndihmë të ekonomisë, Edi Rama u hedh paratë e shqiptarëve të karantinuar miqve të tij. Përfshirë edhe mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020.

Në total vlerat e hetuara deri më tani kapin shumën e 51,5 mln eurove dhe që po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë.

Ndërkohë Bashkia Tiranë vazhdon planin betonues të kryeqytetit sidomos tani gjatë karantinimit dhe shmangies së vëmendjes.

Është jetike që këto shuma të ishin alokuar për një rishikim buxheti në ndihmë të familjeve që janë në kushte ekstreme varfërie dhe për një frymë-marrje të domosdoshme për ekonominë. Por duket se zëri i tyre bie në veshin e shurdhët të një Edi Rame që mes halleve të njerëzve dhe xhepave të tij dhe miqve të tij ka zgjedhur edhe në kohë pandemie të vjedhë dhe shpërdorojë paratë e shqiptarëve.

Pas

Këto janë 10 pasojat që do sjellë për botën pandemia e koronavirusit

Para

PREKESE/ Statuja e Krishtit në Rio de Janeiro vishet me flamujt e botës, mes tyre dhe ai SHQIPTAR

Para
PREKESE/ Statuja e Krishtit në Rio de Janeiro vishet me flamujt e botës, mes tyre dhe ai SHQIPTAR

PREKESE/ Statuja e Krishtit në Rio de Janeiro vishet me flamujt e botës, mes tyre dhe ai SHQIPTAR

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar