Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot të mbajtur për të disatën herë këto ditë përpara mediave në lidhje me situatën e krijuar dhe masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit, ka marrë parasysh të gjithë skenarët, edhe faktin që mund të na ndodhë si Italia dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur.
Duke u shprehur se në këtë luftë, të gjitha vendet janë vetëm, dhe ne kemi veten dhe Zotin, Rama theksoi se mund të vijë dita që dhe qeveria apo deputetët apo dhe ata që kanë rroga të larta, mund të mos e marrin në fund të muajit.
Cili është skenari më i keq dhe si keni vendosur ta asistoni që mos bjerë vendi në kolaps?
RAMA: Skenari më i keq është tragjedia e Italisë që mund të ndodhë EDHE këtu, nëse s’jemi strikt me masat dhe duke parë TV e duke u frymëzuar NGA stresi e mërzia, marrim përsipër të diskutojmë masat e opinionet që s’kanë lidhje me gjërat e duhura.
Ne i kemi marrë dhe do i marrim të gjitha masat, jemi të bindur se cdo ditë po shëtojmë jetë e po lehtësojmë plagë, po e pengojmë virusin të avancojë me shpetjësi por askush se di, në asnjë vend të botës se di në cfare pike agresiviteti i këtij armiku mund të na cojë.
Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha, ti lutemi Zotit që mos gjendemi përballë më të keqes fare se përballë saj gjunojëzohen edhe SHBA.
Nevoja për të financuar në vijimësi këtë lutë, duke financuar armatën në vijë të parë është nevojë jetike e ne do e plotësojmë, të gjithë ata që kërkojnë gjëra që në kohë paqe nuk pranohen, këtu kam parasysh ata që janë të pasur.
Mund te vije koha qe qeveria e deputetet të mos marrin pagat si do e merrnin ne kohe paqe, mund te vije koha qe të gjithë ata që kanë rroga të larta në vend të mos e marrin, e duhet ta pranojme e duhet të jemi të privilegjuar që mund ta bëjmë këtë sakrificë pa i lënë fëmijët pa bukë por të ndihmojmë të tjerët të ushqehen, në këtë luftë cdo vend është i vetëm, ne kemi veten dhe Zotin që është i madh”.