Ditën e sotme u shënua dhe viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri, një 66-vjeçar nga Lushnja.
Rasti i tij mund të cilësohet dhe si një fat i keq, pasi viktima ka qenë i shtruar te Sanatoriumi, ku i ka ardhur për vizitë baxhanaku i tij nga Italia, i cili më pas ka shkaktuar edhe infektimin e 8 mjekëve dhe infermierëve.
Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.
66-vjeçari u transferua më pas te spitali Infektiv dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë që stafi mjekësor i Sanatoriumit gjendet në karantinë, policia ka urdhëruar dhe familjen e të ndjerit që të izolohen.