Në seancën e nësërme parlamentare, e cila do të mblidhet në orën 10:00, pritet që deputetët e rinj të bëjnë betimin pas marrjes së mandatit sot nga KQZ.
Ndërkohë Kuvendi i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të deputetëve gjatë seancës së nesërme, sepse njëkohësisht me seancën, opozita do të mbajë dhe një protestë.
Ministri Sandër Lleshaj nga ana tjetër i është përgjigjur këtyre kërkesave duke i garantuar deputetëve hyrje të sigurt në seancë.
Për të shmangur çdo përplasje, deputetëve të PS u kanë dhënë urdhër që në 09:30, duhet të jenë futur të gjithë në sallë.
Ndërkohë. kryeministri Edi Rama ka kërkuar të mos ketë skena si ato që ndodhën javën e shkuar, në protestën që u shoqërua me dhunë mes policisë dhe protestuesve. Një ndër to ishte edhe sulmi ndaj ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi.