Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë të enjte do të bëhet publik plani i garancisë financiare për kompesimin e pagave të munguara për bizneset që janë mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Gjithashtu kreu i qeverisë njofton të gjithë qytetarët duke i siguruar ata se nuk do të vijë fundi i muajit pa marrë gjithsecili pagën që i takon, edhe pse biznesi ku punojnë ka ulur qepenat.
Ai kërkon që qytetarët të rrinë të qetë dhe të bëjnë durim, pasi asnjë nuk do të përballet me pasojën financiare të mosvajtjes në punë.
POSTIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!
? NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!
? DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!