Një lajm jo i mirë vjen nga fshati Dërmenas në Fier.
Mësohet se gjendja shëndetësore e dy banorëve, babë e bijë, të infektuar nga koronavirusi është rënduar.
Ata kanë pësuar një përkeqësim të parametrave, dhe mjekët janë detyruar që ti transportojnë me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Ndërkohë sipas informacioneve gruaja e familjes, e cila është dhe personi i tretë në shtëpi që është vetëkarantinuar nuk ka patur shenja përkeqësimi dhe do të qëndrojë në banesë.