I ftuar në “Opinion”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, tha se mund të jemi të gjithë të infektuar me koronavirus.
Mjeku Pipero u shpreh se nuk dëshiron që të hapë panik, por gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.
“Nuk dua të panikos. Potencialisht gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo. Qytetarët duhet të zbatojnë këshillat, nuk duhet të shohin shifrat. Asnjë nuk duhet që të vijë në spital”, deklaroi mjeku infeksionist.