Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të qeverisë në kuadër të masave kundër koronavirusit, vendosi edhe një maskë ku pranoi se atyre ju kishte kaluar dhe skadenca.
Ndërkohë pas këtij veprimi ka ardhur reagimi i gazetarit Dritan Kaba, i cili shkruan se kryeministri nuk di sepse dhe maskën e kishte vendosur mbrapsht.
Kreu i qeverisë vendosi maskën pak pasi opozita kishte denoncuar se 1.2 milionë maskat e shpërndara ishin të skaduara.
Por Rama, tha se maskat mund të përdoreshin për mbrojtje, ndërsa shtoi se ato kishin ardhur nga Kanadaja dhe SHBA dhe nuk ishin të përdorshme, vetëm në sallat e operacionit.
“Edi e ka maskën mbrapsht !!!
Injorant gjitholog!
Mirëmëngjes me pamjen e këtij mashtruesi të papërgjegjshmi, të paafti dhe gjithologu injorant!
Edhe maskën e ka vënë mbrapsht se nuk kupton, nuk di! Për të vjedhur dhe për t’i bërë keq kombit e kanë mësuar shumë mirë”, thekson Dritan Kaba.