Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka bërë së fundmi një deklaratë shumë të fortë përsa i përket cështjes së mësuesit gulenist turk, Selami Simsek.
Lala zbulon detaje tronditëse, duke u shprehur se Simsek është mbajtur për orë të tëra në një furgon te ministria e Brendshme.
Gjithashtu gazetarja shprehet pasi mësuesi u dërgua me urgjencë në 3 zyra brenda pak orësh në mungesë të plotë transparence, në fund ministri Sandër Lleshaj ka mbërritur në zyrë në mesnatë.
Lala shton se ka prova dhe fakte përsa i përket kësaj historia, duke hedhur kështu akuza të forta në drejtim të ministrit.
“Selami Simsek, mësuesi gylenist turk, prej orësh mbahet në një furgon tek ministria e Brendshme. Pasi u çua me urgjencë në 3 zyra, brenda pak orësh, në mungesë të plotë transparence, në fund Sandër Lleshaj mbërrin në zyrën e tij në mesnatë. Mjaft firma e tij që të ripërsëritet sërish precedenti, Harun Çelik. Historinë do ua rrëfej të plotë…prova e fakte”, thekson gazetarja.