Kaosi politik në Shqipëri ka sjellë në Tiranë një delegacion të Parlamentit Europian. Këta të fundit, fill pas takimit me Bashën dhe Kryemadhin kanë pritur në seline e BE-së, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Delegacioni është i përbërë nga përbërë nga 7 eurodeputetë, kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.
Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes politikanëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve.
Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme.
Më herët kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.
“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”