Dritan Dajti, personazhi tashmë i njohur i drejtësisë shqiptare, prej vitesh po luante si “macja me miun” me gjykatën, ku ndodhej në proces për vrasjen e katër policëve në atë që njihet si “Masakra e 7 gushtit”. Ndërkohë, gjyqtarët i dhanë gjykimi të shkurtuar, përfundimtar, me 25 vjet heqje lirie.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për tre gjyqtarët që vendosën, pro kërkesës për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.
Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë: Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët janë të dyshuar për korrupsion.
Pasuria e tre gjyqtarëve do të futet në sitë nga hetuesit, të cilët u kanë nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve për pasurinë e tyre dhe familjarëve të tyre.