Mbrëmjen e djeshme zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka postuar një video në Facebook.
Mbishkrimi është “Besëlidhje, së bashku në 2 mars”, ku në sfond dëgjohet kënga “Për ty atdhe”.
Mirëpo në video shfaqet edhe presidenti Ilir Meta ku shprehet se është mirë që askush mos të provojë kokëfortësinë e tij për të mbrojtur vendin.
“Ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim”, thekson presidenti në fund të videos.
Kujtojmë që ky paralajmërim i Metës vjen pak pasi i bëri thirrje popullit që më 2 mars mbasdite ti bashkohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.
Qëllimi i këtij manifesti do të jetë për të lidhur besën sipas presidentit dhe për të shpartalluar atë që ai e cilëson si grusht shteti.