• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Hoteli me 5 yje në Barcelonë/ Prokuroria pushon hetimin për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Kontraktori më i madh i Bashkisë së Tiranës, Shkëlqim Fusha pagoi fatura hoteli deri në 900 euro nata për nënkryetarin Arbjan Mazniku dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, por tre muaj pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e tyre.
Në shtator 2019, Prokuroria e Tiranës deklaroi se po zgjeronte hetimet ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës që kishin përfituar pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për akomodimin në një hotel luksoz në qershor 2018 në Barcelonë të Spanjës.

Por në dhjetor 2019, hetimi u kthye në një “flluskë sapuni”, ndërsa Prokuroria kërkoi në gjykatë pushimin e çështjes.

Procedimi penal u regjistrua pas publikimit në media të faturës që tregonte se biznesmeni Fusha kishte paguar 1816 euro për dy netë qëndrimi të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në hotelin me 5 yje “Alma” në Barcelonë në qershor 2018.





Prokuroria e Tiranës regjistoi fillimisht akuzat e “korrupsionit aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por i rrëzoi ato brenda tre muajsh.

Në një përgjigje me shkrim, Prokuroria e Tiranës i tha BIRN se kishte depozituar më 17 dhjetor në gjykatë kërkesën për pushimin e kësaj çështjeje, pa shpjeguar arsyet.

“Për çështjen penale me nr.7207…lidhur me pagesën e faturave nga administratori i kompanisë Fusha sh.p.k., Z.Shkëlqim Fusha për akomodimin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z.Arbjan Mazniku dhe të zyrtarëve të tjerë të Bashkisë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 17.12.2019 ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes penale,” tha një zëdhënës i Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori i çështjes, Alket Mersini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet që e shtynë të kërkonte mbylljen e procedimit penal. Kërkesa e Prokurorisë nuk është shqyrtuar ende nga gjyqtari paraprak.

Kompania Fusha Sh.p.k është kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës dhe vetëm gjatë 4 viteve të fundit – kohë kur në krye të bashkisë ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përfituar mbi 28.6 milionë euro në fonde publike nga ky institucion.

Fusha fitoi gjithashtu tenderin me vlerë 11 milionë euro për ndërtimin e sheshit Skënderbej,  si e vetmja kompani konkurruese si dhe qëndron pas projektit kontrovers të partneritetit publik privat për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku nuk është zyrtari i vetëm që përfitoi pagesa prej 900 eurosh nata në hotelin luksoz nga zemërgjerësia e biznesmenit Fusha. Nga dëshmitë e dhëna në Prokurori doli që Fusha kishte paguar edhe për akomodimin e drejtorit të Urbanistikës, Ditjon Baboçi dhe anëtarë të tjerë të delegacionit. Ndërkohë, mbetet e paqartë se kush e ka paguar faturën e hotelit për kryebashkiakun Veliaj.

Në një reagim për Zërin e Amerikës, Bashkia e Tiranës i justifikoi pagesat e Fushës me kursimin e fondeve publike.

“Me rastin e marrjes së këtij çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania ‘Fusha’ mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin,” deklaroi Bashkia.

Ky është hetimi i dytë i pushuar brenda një kohe të shkurtër nga Prokuroria e Tiranës për çështje që lidhen me zyrtarë  të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha. Në tetor 2019, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet edhe për tenderin pa garë të mbjelljes së drurëve dekorativë në segmentin Kamëz-Kashar të autostradës.

“Tenderi me negocim” me vlerë 332.5 milionë lekë u përdor për mbjelljen e pishave të buta përgjatë autostradës, ku vlera e një pishe rezulton të ketë kushtuar 1.17 milionë lekë (€8200).

Por gjykata argumentoi se Drejtoria e Punëtorëve nr.1 e Qytetit e kishte pasur të pamundur të kryente një procedurë të hapur prokurimi për shkak se fondet rrezikonin të digjeshin në fund të vitit, ndërsa shtoi se vendimi për alokimin e fondeve ishte marrë nga një organ kolegjial si Këshilli Bashkiak./Reporter.al

Pas

“Thikë pas shpine Shqipërisë”, Spiropali: Duan më shumë lëkurën e tyre sesa vendin

Para

Thyerje e embargos së armëve me Libinë/ Goditet me kundërtank anija shqiptare

Para
Thyerje e embargos së armëve me Libinë/ Goditet me kundërtank anija shqiptare

Thyerje e embargos së armëve me Libinë/ Goditet me kundërtank anija shqiptare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar