Presidenti Ilir Meta ka dalë në një tjetër konferencë të jashtëzakonshme me qëllim që të publikojë të tjera prova për atë që ai e cilëson grusht shteti nga qeveria Rama.
Kreu i Shtetit i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë kryeministrit Rama duke thënë se ai do të mbajë përgjegjësi përpara popullit shqiptar, si ideatori dhe ekzekutori kryesor i këtij grushti shteti.
“Prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final për kurorëzimin e grushtit të shtetit, ju e dini që është marrë inniciativë nga disa deputetë gjoja të pavarur, por kjo është zbatim i programit politik të këshillit të ministrave e kanë marrë nga don doni.
Provë tjetër që është kryeministri ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori, e ai do jetë përgjegjesi i parë dhe i drejtpërdrejtë që do vijë pas triumfit të grushtit të shtetit dhe do vijë patjetër”, deklaroi Meta.