Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vrasja me snajper të Ylli Haklajt, vëllait të vogël të familjes

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vrasja me snajper të Ylli Haklajt, vëllait të vogël të familjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Situata do të mbetej e ndezur në Tropojë. Në 3 Dhjetor të vitit 2000, familja Haklaj do të merrte një tjetër goditje të rëndë që po i çonte thuajse drejt asgjësimit total.
Ylli Haklaj, kishte dalë i shkujdesur në këtë livadh pranë rrethimit të kullës, së bashku me Bilbil Selivradën dhe Elez Kërrnajën, vëllanë e Ferizit.

“Në atë moment ka qenë duke thirrur një person nga rruga dhe është drejtuar në drejtim pritës, ata paskan qenë duke ndjekur, personat janë parë nga lagja Aliaj, ishin me rroba kamuflazhi dhe kur e panë që Ylli nuk qëndronte në të njëjtin pozicion kanë ardhur nga kodra lart më afër e qëlluan me snajper. Kanë plagosur dhe Bilbil Lanajn me një plumb tjetër në faqe”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Djali i vogël i familjes dërgohet në spital me urgjencë por nuk arrin të mbijetojë.

“Ishte përpjekur që mos të bjerë ashtu, dhe dy duart i kishte te këmbët, dhe ishte përpjekur të rezistonte, dhe ka dalë vajza e tij Saranda 3 vjeçe, nëna kishte qenë në katin e dytë me vajzën e Fatmirit që ishte e vogël 13 muajshe”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Rreth 200 metër distancë nga vendi ku ai u rrëzua përtokë, ndodhej edhe plaku i Haklajve, Muharremi. Ai ka parë në drejtim të këtij pylli një grup prej rreth 9 personash të veshur me kamuflazh ushtarak. Në atë moment, ka dalë me shpejtësi edhe vëllai i madh Hamdiu por pa mundur të reagojë. Autorët e vrasjes u larguan me shpejtësi.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ka qenë Përparim Hyka, kanë qenë edhe njerëz tjerë të organizuar nga PD-ja gjoja sikur po merrnin hakun e protestuesit nga akuza e Sali Berishës, gjoja e vrau Ylli Haklaj”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Kundërshtarët thuajse po e arrnin qëllimin për asgjësimin e të gjithë familjes. Njëri pas tjetrit, 4 vëllezër, Shkëlqimi, Halili, Fatmiri dhe në fund Ylli, nuk jetonin më.

“Hamdiu kishte Yllin të vetmin vëlla që kishte, dhe kur erdha atë ditë nuk munda me u taku me Hamdiun, më tha mua të kam tani ty vëlla, ishte shumë e tmerrshme, kishin qenë 5 vëllezër dhe shumë e tmerrshme”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Familja kishte humbur tashmë edhe atë që konsiderohej si njeriu më vigjilent. Ylli ishte tepër gjakftohtë dhe mjaft dyshues në gjithçka. Kjo e kishte bërë atë mjaft të aftë deri atë ditë që të shmangte pritat. Ai ishte njeriu që ishte marrë me fortifikimin e kullës. Ishte personi që me gjithë tragjeditë, përpiqej të sillte sadopak harmoni në familje. Vetëm një muaj më parë, familja kishte planifikuar të largonte Yllin jashtë vendit për ta mbrojtur, por plani nuk u realizua dot kurrë.

“Ylli ishte ai që na mbante gjallë, mbante familjen, sikur s’kishte ndodhur asgjë, gjithë të afërmit, na bënte të qeshnim Ylli, kishte humor, pas vdekjes së tij çdo gjë ka ndryshuar”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Autorët e vrasjes së Yllit ishin ekspozuar së tepërmi. Ata ishin parë nga fshatarë të zonës, të cilët i kërcënuan të mos flisnin. Haklajt tashmë dukeshin të pafuqishëm për të reaguar.

Pas

“Profesor Bego ‘i bëri’ shoqen time kolegut të tij Vasili, mua më prekte në pjesët intime”, dëshmia e nxënëses (VIDEO)

Para

‘Pse më pe shtrembër’/ Kërcet pistoleta në Korçë, konflikti midis disa personave

Para
Soros kërcënon me largimin e Zuckerberg nga Facebook

‘Pse më pe shtrembër’/ Kërcet pistoleta në Korçë, konflikti midis disa personave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

nga Fast News
21:27 | 10/04/2026
0

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

nga Fast News
21:23 | 10/04/2026
0

Vendimet e qeverisë: Nga projekti 100 mln euro “Porta e Alpeve” tek Programi Kombëtar i Parkimeve

Vendimet e qeverisë: Nga projekti 100 mln euro “Porta e Alpeve” tek Programi Kombëtar i Parkimeve

nga Fast News
15:48 | 10/04/2026
0

Ministrja flet për çmimet: Janë shtrenjtuar vetëm perimet. Mund të ndërhyjmë, nëse rriten edhe të tjerat

Ministrja flet për çmimet: Janë shtrenjtuar vetëm perimet. Mund të ndërhyjmë, nëse rriten edhe të tjerat

nga Fast News
15:37 | 10/04/2026
0

Recent News

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

21:27 | 10/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

21:23 | 10/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora