Avokati i njohur Spartak Ngjela është treguar gjithnjë i rezervuar përsa i përket jetës private.
Por së fundmi mesa duket ai ka vendosur që të zbulojë disa detaje që nuk i dinim më parë.
I ftuar në programin “E diell” Ngjela ka folur për jetën e tij personale, ku gazetari Ervin Kurti nuk ka ngurruar ta pyesë nëse ka ndonjë grua që kohët e fundit ja ka hequr trurin.
Nga ana tjetër, avokati e ka pranuar se ka një grua të tillë rreth tij, por nuk ka preferuar të zbulojë më tepër.
PJESE NGA BISEDA NE STUDIO
Ervin Kurti: Avokat…do të të bëj një pyetje dhe dua një përgjigje të sinqertë, a ka ndonjë grua rreth e rrotull teje që po ta heq trurin?
Edi Manushi: Obobo
Ervin Kurti: Mos na cito librat por na thuaj diçka tënden…
Spartak Ngjela: Po ti më pyete për grua jo për librat
Ervin Kurti: A ka ndonjë grua që fizikisht, psikologjikisht dhe mendërisht po ta heq trurin?
Spartak Ngjela: Po, ka
Ervin Kurti: Uaa
Spartak Ngjela: Por, nuk ma ka hequr…
Momenti në video në dy minutat e fundit