Një lajm i hidhur vjen nga bota e biznesit shqiptar.
Mësohet se është ndarë nga jeta biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Nystret Selmani.
Shkak për këtë është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante prej pak kohësh.
Nystret Selmani ishte një nga biznesmenët e parë në fushën e materialeve të ndërtimit pas viteve 90’.
Ditën e sotme nisja e kortezhit mortor do të bëhet pranë Gardës, ndërkohë që përcjellja e tij për në banesën e fundit do të jetë në orën 14.00.