• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Klodian Tomorri: 700 milionë euro janë borxhe/ Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Klodian Tomorri: 700 milionë euro janë borxhe/ Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në një reagim në Facebook, gazetari Klodian Tomorri shkruan se këto ndihma nuk i nevojiten Shqipërisë, pasi nuk mund t’i përdorë dot borxhe sepse nuk ka hapësirë fiskale. “Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin”, shkruan gazetari.
POSTIMI I PLOTË

Shuma prej 1.1 miliardë euro, e deklaruar nga Konferenca e Donatorëve si ndihmë për Shqipërinë, është impresionuese dhe mund të jetë një nga angazhimet më të mëdha solidare në rrafshin ndërkombëtar. Por duhen sqaruar disa gjëra shumë shkurt. Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 700 milionë euro janë kredi. Këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye. E para, Shqipëria nuk mund t’i përdorë dot sepse nuk ka hapësirë fiskale. Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin. Arsyeja e dyte është edhe më e thjeshtë. Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk është në pamundësi për të gjetur borxh. Vendi ynë sot del lirisht në tregjet ndërkombëtare të financave dhe mund të marrë borxh në çdo moment, madje me kosto të lirë. Herën e fundit, eurobondi shqiptar u emetua me interes 3.5 përqind, çka është një normë relativisht e ulët borxhi.

I vetmi përfitim që vendi do kishte nga kreditë e donatorëve do ishte nëse ata do i akordonin këto kredi me interesa më të ulëta se 3 përqind. Por sërish edhe ky do të ishte një përfitim i papërfillshëm. Këtu dalim tek pjesa e donacioneve që vlejnë me të vërtetë. Ato janë grantet, pra paratë falas. Sipas të dhënave paraprake, shuma e granteve te dhuruara nga Konferenca e Donatorëve vërtitet nga 300-400 milionë euro, pasi shifrat duhet ende të saktësohen. Për hir të së vërtetës, ky nuk është një kontribut i vogël, pasi behet fjalë për 2-3 përqind e PBB-se. Pra financimi i defiçitit buxhetor për gati 2 vjet dhe për këtë Shqipëria duhet t’u jetë mirënjohëse donatorëve. Por edhe këtu duhet sqaruar një element shumë i rëndësishëm. Sa prej këtyre parave janë disbursuar dhe harxhuar ndërkohë. Sepse shuma prej 300-400 milionë euro që mendohet se është angazhuar përfshin brenda saj edhe paratë, të cilat janë disbursuar nga qeveritë mike dhe janë shpenzuar nga qeveria jonë gjatë situatës së emergjencës. Ditët në vijim do të qartësojnë edhe më mirë përmasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit të tyre. Megjithatë ky është një kontribut i rëndësishem dhe qeveria meriton vlerësim për punën që ka bërë në mobilizimin e solidaritetit ndërkombëtar. Por, thënë këtë, është shumë e rëndësishme, që ato para të përdoren në destinacion. Do të ishte e pafalshme që qeveria e Shqipërisë dhe institucionet kontraktuese të abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka më e rëndë për çdo qeveri në glob./FastNewsAlbania

Pas

‘Shiste drogë për të mbijetuar’/ Dy vjet burg për shqiptarin në Angli

Para

Balla: Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re

Para
Balla: Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re

Balla: Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar