Në pamundësi për të gjetur vetë një partnere, një burrë amerikan po ofron plot 25,000 dollarë për t’i gjetur një të dashur.
Pasi të arrijë gjithçka që ka dashur të bëjë në jetën e tij profesionale, Jeff Gebhart është i prirur të qetësohet dhe të ndajë jetën e tij me dikë. 47-vjeçari nga Prairie Village, Kansas, ka publikuar njoftimin në një faqe në internet duke u zotuar se do të paguajë 25,000 dollarë për dikë që mund t’i gjejë atij ‘njërën’.
Megjithatë 25,000 dollarë nuk janë thjesht një shumë e rastësishme, bazohet në atë shumë para që Jeff thotë se harxhon në takimet që zhvillon gjatë një muaj, plus sa kohë që ai mendon se do të duhet për të gjetur dikë.
Duke folur për KÇTV, ai tha: “Objektivi kryesor i kësaj është të gjej vajzën e duhur për mua, kudo që të jetë. Në faqen e tij të internetit “DateJeffG.çom” , sipërmarrësi flet për interesat e tij, bizneset dhe ‘dashurinë e tij për jetën.
Unë jam një sipërmarrës me fat pasi jam akoma i apasionuar pas karrierës që kam zgjedhur. Përgjatë viteve, kam krijuar, ndërtuar dhe shitur ndërmarrje dhe kam shijuar sukses ekonomik. Sidoqoftë, ajo që e bën vërtet të kënaqshme çdo përvojë jete janë njerëzit me të çilët mund të ndani suksesin dhe të ardhurat.
Nuk kam nevojë për një person që të më plotësojë, por po kërkoj një person argëtues, të sigurtë në vete dhe që ndan të njëjtat interesa si unë dhe ka dashuri për jetën. Argëtues, pak “budallaqe” dhe që nuk e merr veten shumë seriozisht .”