Banorët e zonës së Astirit kanë kërkuar sërish anulimin e projektit të Unazës së Re, që prek banesat e tyre, por jo vetëm tanimë edhe largimin e Edi Ramës nga detyra. Në mbështetje të banorëve ishte edhe edhe deputeti i opozitës, Klevis Balliu.
Banorët e Astirit po protestojnë prej 111 ditësh dhe sipas tyre Rama ka lejuar që të abuzohet me tenderat si dhe po bashkëqeveris me krimin dhe oligarkët dhe nga ana e tjetër don t’ju prishi banesat banorëve pa dashur që ti dëmshpërblejë.
Balliu, i cili ka shoqëruar në cdo protestë banorët tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.
Mosdorëheqja e Ramës sipas Balliut, çon drejt një situate që mund të dalë jashtë kontroolit.
“Mos lejo që të dalë situata jashtë kontrollit sepse çdo gjë e ka një limit. Sepse nëse nuk tërhiqesh nuk do t’ju japësh mundësi qytetarëve përvecçe të të marrin zvarrë dhe të të nxjerrin në rrugë. Nuk mund të merremi më me mashtrimet e Edi Ramës, jetojmë në një kohë dramatike për ekonominë duke qenë se situata e përgjithshme në vend është e tillë. Është koha që ta shporrim sepse nuk mund të presim më nga ky i paaftë, ndaj ai të largohet përpara se ta detyrojnë me forcë qytetarët shqiptar,” – deklaroi Balliu përpara banorëve të Astirit.
“Të enjten përpara Parlamentit. Nuk do ta ndalojmë për asnjë minutë protestën deri në rrëzimin e Edi Ramës”, – deklaroi Balliu.