• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Drama e nënës së 2 fëmijëve nga Lushnja/ Bashkëshorti më dhunonte, më thoshte do paralizohesh (VIDEO)

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Drama e nënës së 2 fëmijëve nga Lushnja/ Bashkëshorti më dhunonte, më thoshte do paralizohesh (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Margarita nga Lushnja në rubrikën “Ka një mesazh për ty” rrëfeu se u martua me mblesëri. Ajo tregoi se në fillim marrëdhënia me ish-bashkëshortin ishte mjaft e mirë. Megjithatë pas lindjes së djalit, gjërat ndryshuan. Margarita e kuptoi se komunikimi dhe marrëdhënia me bashkëshortin po ftohej.

Për shkak të problemeve të saj shëndetësore, burri sillej mjaft keq me të, nuk e mbështeste dhe madje i thoshte se ajo do të paralizohej. Margarita tregoi se zbuloi se ish-burri kishte komunikim dhe lidhje me femra të tjera. Madje, burri filloi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj, gjë që e detyroi të ndahej prej tij.



Çfarë marrëdhëniesh ke patur me bashkëshortin?

Margarita: Në fillim të mira, me mblesëri por ai më ka njohur.

Dhe më pas erdhi në jetë edhe djali?

Margarita: Po, djali mbas 5 vitesh, në 2010. Mbas lindjes së djalit, ndryshuan pak gjërat. Unë probleme fizike kisha, por dështimet, lindjet, pësova dhe një rrëshqitje kur ishte djali 2 vjeç.

Pate pasoja nga kjo rrëshqitje?

Margarita: Po sepse mu theksua problemi fizik që kisha, kilet që mora gjatë shtatzënive prapë bënë të vetën.

Kur filloi të acarohej kjo marrëdhënie?

Margarita: Në 2012-n, mbas rrëshqitjes sime. Si duket s’kishte besim tek shëndeti im, ku di unë si erdhën gjërat.

Po çfarë të thoshte?

Margarita: Burri është kryesori, pa mua je e mbaruar. Si ta shpjegoj, shumë gjëra që dhe thuhen dhe s’thuhen. Megjithatë unë bëja sikur nuk i vija re, punoja se e kishim fidanishten tek shtëpia, ndërkohë rrisja dhe kalamajtë. Pikërisht mbas kësaj filloi të bërtiste, të ulëriste. E zura në telefon, fliste me të tjera, mendoj se kishte lidhje të tjera. Jo e mendoj, por jam e sigurt. Megjithatë, pas shumë debatesh dhe dhune fizike u ndamë.

Sa vjeç ishin fëmijët?

Margarita: Vajza ishte 9 e gjysmë, ndërsa djali sapo i kishte mbushur 5.

Si e përjetonin fëmijët këtë gjë?

Margarita: Shumë keq! Vajza ma ka përjetuar shumë keq këto 4-5 vjet. Unë jam me një prind, unë jam e mbaruar, por me mësime i kam shumë mirë. Problemin e kam me vajzën se më stresohet, e përjetoi. Sepse u dënua për dhunë fizike, një vit u dënua, në 2015. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, se më tërhoqi zvarrë, dilnin komshinjtë në ballkon dhe më thoshte që iknin gratë nga shtëpia dhe jo burrat. Po çfarë do ikja zoti Ardit, mbas 17 vitesh? Nuk kisha bërë asgjë. Thjesht për ca grimca që i ishin krijuar në idenë e atij. Thoshte do të paralizohesh, i thoja ty të është paralizuar truri.

Po pse të thoshte do të paralizohesh?

Margarita: Gjithmonë nga problemi fizik që kisha.

Dhe parashikonte më të keqen e mundshme?

Margarita: Po, në vend që të më jepte kurajo, të ishte krenar për mua që po rrisja 2 fëmijë të mrekullueshëm, që punoja… Ai bënte të kundërtën, kujtoi se unë nuk do ia arrija ku kam arritur sot, që i kam vënë gjërat në vijë, jam e lumtur me fëmijët./tvklan.al

Pas

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku

Para

Një nga pesë ciklonet më të forta shkakton një tjetër viktimë/ Njihuni me shkatërrimet që ka sjellë deri më tani (Fotot)

Para
Një nga pesë ciklonet më të forta shkakton një tjetër viktimë/ Njihuni me shkatërrimet që ka sjellë deri më tani (Fotot)

Një nga pesë ciklonet më të forta shkakton një tjetër viktimë/ Njihuni me shkatërrimet që ka sjellë deri më tani (Fotot)

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar