Gjatë javës që lamë pas ka patur edhe ditë me diell, por nuk kanë munguar as reshjet e shiut.
Megjithatë, dita e fundit e kësaj jave, e diela do të ketë rreze të forta dielli deri në mesditë.
Ndërsa në orët e pasditës dhe mbrëmjes parashikohen vranësira por jo reshje shiu.
Për temperaturat, në mëngjes do të jenë më të larta se ditët e tjera, por pas mesditës do të mbeten të pandryshuara, duke arritur nga -2°c deri në 16°c.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzime 3 ballë në det.