Mjekja shqiptare po bën xhiron e mediave italiane si një model suksesi. E lundur në Shkodër, Artes Memeli studioi në Tiranë para se të transferohej në Itali dhe të bëhej koordinatore e mjekëve të rinj në Shoqatën e Mjekevë të Huaj.
Ajo punon edhe me subjekte private, si Kryqi i Bardhë apo Divizioni Mjekësor Global, pasi siç ndodh shpesh me mjekët e huaj, e kanë të vështirë të punësohen në sektorin publik.
Memelli është specializuar në mjekësinë e urgjencës dhe është mësuar të jetë në pararojë jo vetëm në punë, por edhe në betejën për të drejtat e mjekëve të huaj në Itali.
Kur vendosët të vini në Itali?
Kur kuptova se nuk më pëlqente sistemi shëndetësor në vendin tim. Mjekët në Shqipëri janë të paguar keq dhe shpesh duhet të punojnë përsëri në sektorin privat, pasi në publik ka pak punë dhe shumë pak asistencë mjekësore. Në Itali nëse keni vullnet, puna është aty.
Pjesë nga intervista për mediat italiane
Ju ka mbështetur familja juaj?
Së pari, ata thanë se mjekësia ishte një rrugë shumë e gjatë për një grua dhe nuk do të më jepte hapësirë të isha grua dhe nënë, plus që ata nuk e mbështesnin zgjedhjen për të ardhur në Itali, në një realitet që ata nuk e dinë. Por gjithmonë kam dashur të jem e lirë, duke bërë zgjedhjet e mia.
Çfarë do të thotë të jesh mjek i huaj në Itali?
Për dallim nga të tjerët, unë nuk kam pasur probleme me certifikimin, pasi kam ndjekur një universitet Italian. Pengesa ime, si për shumë mjekë të tjerë të huaj, është ajo për të mos pasur nënshtetësi italiane. Kjo do të thotë të mos jesh i aftë të marrësh pjesë në sektorin publik, dhe mbi të gjitha të mos mbrohesh në një nivel sigurimesh. Në publik ne mund të punojmë vetëm si ‘freelancer’, pa kontratë.