Ndërpritet sot për disa orë lëvizja në pikën kufitare të Kakavijës. Për shkak të riparimeve që do të kryhen në sistemet kompjuterike nga pala greke do të ndërpritet kalimi në pikën kufitare të Kakavijës për katër orë.
Ndërprerja do të zgjasë nga ora 16:00 deri në orën 20:00 të ditës së sotme dhe do të vijojë edhe midis orës 04:00-06:00 të ditës së nesërme.
Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregtare që të shmangin oraret e mësipërme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të bashkëpunimit reciprok me autoritetet policore greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, njoftohemi se sot më datë 23.02.2019 nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës nga kjo pikë kalimi. Gjithashtu riparime do të ketë edhe midis orës 04:00-06:00 të datës 24.02.2019.
Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregëtare që të shmangin oraret e mësiperme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata. Policia e Shtetit ju falenderon paraprakisht për mirëkuptimin.