Pasditen e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ra në lagjen “Kiras” në Shkodër. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur 6 hyrje apartamenti.
Duke iu referuar njoftimit të policisë, mësohet se dëmet kanë qenë vetëm materiale, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.02.2020, rreth orës 15:40, në lagjen “Guerile” ka rënë zjarr në një pallat dy katësh, ku janë djegur 6 hyrje apartamenti.
Si pasojë ka vetëm me dëme materiale. Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga shërbimet e Zjarrfikses. Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.