Kanë vijuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Klodiana Lala në studion e “Opinion”.
Gazetarja ka vijuar me pyetje rreth ngjarjeve të fundit në vend, ndërkohë që Rama e ka sulmuar gazetaren teksa u shpreh se nuk merr vesh fare nga kjo fushë.
“Qenke tap topi në këtë pjesë, merru me fushën që të takon se s merr vesh fare nga kjo fushë”, iu drejtua Rama i revoltuar, Lalës.
“ Kam shkollimin përkatës mbi këtë fushë” tha Lala.
“E di sa kam parë unë me shkollë. Ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë. Kur pija kafe në një lokal, një kamarier më tha hajde bëjmë një foto. Pasi bëmë foton më tha t’i gjeja një punë, por kur e pyeta ca shkolle kishte me tha jurist si të gjithë”, tha Rama.