Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë një video-selfie me mikun e tij, Yllin nga Kina. Në video Veliaj tregon se Ylli është çun tirone.
“Jam këtu me tironsin më simpatik që kam takuar ndonjëherë”, thotë Veliaj. Ndërkohë, Ylli duke përshëndetur gjithë ‘tironsit e vjetër’ i pyetur nga Veliaj, thotë se është çun tirone, çun pazari.
Për më tepër ndiqni videon e postuar në profilin zyrtar të kryebashkiakut Veliaj.
Ylli është një shtetas me origjinë nga Kina, por që ka lindur në Tiranë, dhe zhvillon biznesin e tij në zonën e Medresesë.
Kujtojmë se gjatë periudhës së diktaturës, kur shteti ynë lidhi miqësi me Kinën, shumë shtetas kinezë erdhën të punonin në fabrikat e uzinat tona, dhe nuk u larguan më, veçanërisht pas prishjes së miqësisë mes vendit tonë dhe Kinës.