• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Salianji ‘gozhdon’ Ramën vetëm me një pyetje: Çfarë rrezikon që lëviz me ‘Lincoln’ të blinduar?

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Salianji ‘gozhdon’ Ramën vetëm me një pyetje: Çfarë rrezikon që lëviz me ‘Lincoln’ të blinduar?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ditën e djeshme bëri një denoncim ku u shpreh se kryeministri Edi Rama lëviz me makinën e blinduar “Lincoln” që i përket vëllait të tij, Olsi Rama.

Por kjo forcë politike nuk i ka ndalur akuzat as ditën e sotme, këtë herë në drejtim të Policisë së Shtetit, duke u shprehur se ky institucion as nuk e ndalon e as e kontrollon atë automjet.





Ish-deputeti Ervin Salianji ka pyetur kështu direkt Edi Ramën , që të sqarojë shqiptarët se çfarë e rrezikon që udhëton me makinë të blinduar.

Ai ka theksuar në një deklaratë për mediat se Policia e Shtetit eshtë e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama.

DEKLARATA E PLOTE E ISH-DEPUTETIT TE PD ERVIN SALIANJI

Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.

Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blinduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga polciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.

Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.

Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

 

Pas

Protestat e opozitës/ Lleshaj e pranon: Po, kemi marrë gazlotsjellës, ja nga cili shtet

Para

Vendimi historik/ Albin Kurti përgjysmon pagën e tij si kryeministër, ja sa do të marrë tani

Para
Vendimi historik/ Albin Kurti përgjysmon pagën e tij si kryeministër, ja sa do të marrë tani

Vendimi historik/ Albin Kurti përgjysmon pagën e tij si kryeministër, ja sa do të marrë tani

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar