• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Plas debati/ Mema ia thotë hapur Ramës: Në 4 shtëpi, një e mban shteti. Ja si ia kthen kryeministri

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Plas debati/ Mema ia thotë hapur Ramës: Në 4 shtëpi, një e mban shteti. Ja si ia kthen kryeministri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një përplasje ka ndodhur sot në mbledhjen e katërt të Komitetit të Rindërtimit ku është diskutuar për situatën pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Drejtuesi i fondacionit “Rrënjë shqiptare” gazetari Marin Mema ka debatuar me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mosheqjen e TVSH-së për materialet e ndërtimit.





Mema ka pretenduar se me këtë logjikë, në 4 shtëpi, i bie që një ta mbajë shteti, dhe ka shtuar se tashmë ka nisur rindërtimi i 4 banesave të para.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit duke thënë se ky process kërkon bashkërendim me të gjithë të tjerët.

PJESE NGA DEBATI

Marin Mema: Një shqetësim që kemi hasur në procesin e rindërtimit të 4 shtëpive është cështja e TVSH-së që u deklarua se do hiqej mëse një muaj e ca më parë por në fakt ajo sot akoma nuk është hequr dhe ne kemi këtë problem madhor. I bie që shteti në 4 shtëpi të mbajë vetë një shtëpi.

Rama: Nisjen përpara nuk e përshëndes sepse kemi bërë një bisedë të qërtë se këtu nuk është kush nis i pari por të bashkërendojmë në një plan të mirëmenduar.

Modelet që ne kemi projektuar janë modele të cilat kanë të gjitha parametrat e nevojshëm që japin mundësinë që duke koordinuar së bashku të kemi një përfitim të përbashkët që të bëjmë më shumë shtëpi.

Për TVSH të ta sqarojë ministri se unë nuk jam në dijeni.

Ahmetaj: Kryeministër ne kemi kaluar heqjen e TVSH për të gjithë procesin që në dhjetor në komision e parlament, ka patur procesin e vet bërja e VKM-së dhe nesër përfundimisht kemi kalimin e VKMS-së që e kalon me shumë kujdes gjithë procesin për mos pasur asnjë konfuzion dhe devijim, kështu që nga nesër efektet janë të drejtpërdrejta.

Marin Mema: Në fakt, duhet të ishte përfunduar se ka një muaj e ca. Edhe një cështje të vogël, nuk dua të hap debat. Ne nuk e nisëm si lloj gare ndërtimin e shtëpive por duhet të ndihmonim disa familje në kushte ekstreme. Kur kemi mundësi të ndihmojmë në raste specifike ne e kemi bërë këtë duke e tejkaluar dhe nuk shoh asgjë të keqe, përkundrazi sa më shpejt sa më mirë për tu dhënë njerëzve një dritë shprese.

Rama: Me leje apo pa leje i keni bërë shtëpitë?

Mema: Të gjitha me leje dhe falenderoj bashkinë Krujë dhe Shijak për përshpejtimin. Për ne është ligji në rradhë të parë.

Rama: Por unë nuk mendoj se duhet bërë kështu, jemi të gjithë në këtë tryezë. Se po të jetë për nevoja imediate ka më shumë se kaq. Arsyeja themelore pse ne kemi kërkuar këtë bashkërendim është që mos i bëjmë gjërat shpejt sot dhe nesër të paguajnë kosto njerëzit. Gjëja që po bëjmë tani është që të gjitha modelet janë të strukturuara të miratuara dhe i gjithë procesi shkon në një drejtim. Nuk duhet të vazhdojë ky proces në mënyrë individuale. Jemi këtu të gjithë për një qëllim, shpejtësia ka një limit se shpejtësia pa limit na con në dëmë të një natyre tjetër.

Pas

Vettingu nuk e fal, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës (EMRI)

Para

“E kujt ishte makina e blinduar e Ramës?” Lefter Maliqi ‘bën për ujë të ftohtë’ Lleshajn nga foltorja e Kuvendit

Para
“E kujt ishte makina e blinduar e Ramës?” Lefter Maliqi ‘bën për ujë të ftohtë’ Lleshajn nga foltorja e Kuvendit

“E kujt ishte makina e blinduar e Ramës?” Lefter Maliqi ‘bën për ujë të ftohtë’ Lleshajn nga foltorja e Kuvendit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

nga Fast News
07:30 | 22/08/2025
0

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Recent News

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

07:30 | 22/08/2025
Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar