Ditën e sotme, një i burgosur shqiptar në një burg të sigurisë së lartë të Greqisë, i cili nuk ka dashur që të identifikohet, ka folur në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel dhe se ka treguar se në burgjet greke ka dhunë e racizëm sidomos ndaj shqiptarëve.
Ndërkaq, i burgosuri me origjinë nga Dibra rrëfeu se është dënuar për një grabitje.
Ndër të tjera, ai theksoi se është i bindur nga rastet që ka parë me sytë e tij ën burgun grek, se dhe rasti i të riut nga Shkodra në burgun francez, Mentor Rexha është vrasje dhe jo vetëvrasje.
I prekur nga kronika televizive që ai ka parë për familjen e shkodranit që humbi jetën në burgun francez, i dënuari në Greqi ka kontribuar me një shumë simbolike për kthimin e trupit të tij në atdhe.
Pjesë nga biseda:
Prej sa kohësh në burg?
Kam 12 vjet në burg
Për çfarë jeni dënuar?
Për një grabitje
Si trajtoheni atje?
Varet si sillesh në përgjithësi, sipas rrethanave. Në probleme e paguan.
Ka raste që ju keqtrajtojnë?
Unë personalisht kam shenja në trup, ata me maska me elektroshok e me të gjitha.
Edhe kur silleni mirë?
Ishte një rast kohët e fundit në burgun e sigurisë së lartë, ndodhi diçka, e paguam të gjithë, erdhën e na vunë armën në kokë brenda në qeli, që nuk lejohet që jemi në burg e të vijë të na vejë armën në kokë e të na vënë shkelmin në stomak. Edhe Mentor Rexhën e kanë vrarë jam i bindur se i bëjnë këto gjëra.
Pashë nënën e atij të shkretit dhe më erdhi keq se edhe unë njeri me ndjenja jam.
Ju keni dhënë një kontribut për familjen e Mentorit?
Nuk është nevoja ta themi prap. Unë po them që e kanë drejtpërsëdrejti me ne shqiptarët.