KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të cuditshme.
Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, është një kërkesë e qytetarit Tasim Emin Mehmeti nga Vlora me banim në Tiranë.
Me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ Z. Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.
Ja çfarë thotë ai me kërkesën e tij:
“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.
Në Kuvend janë 18 vende bosh për shkak të ezaurimit të listës së PD-LSI./abcnews.al