• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Një ditë pasi u kap me pistoletë dhe 100.000 euro afër PS, Vladimir Gjutës i sekuestrohen paratë dhe ‘audi’ i blinduar

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Një ditë pasi u kap me pistoletë dhe 100.000 euro afër PS, Vladimir Gjutës i sekuestrohen paratë dhe ‘audi’ i blinduar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas arrestimit të Vladimir Gjutës, i cili u kap me armë dhe një sasi të konsiderueshme parash në afërsi të selisë së Partisë Socialiste, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i policisë për ngjarjen.

Policia bën me dije se ndaj Vladimir Gjutës, ka nisur tashmë një hetim pasuror, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës.





Në njoftim theksohet se 40-vjeçarit i është sekuestruar, një mjet i blinduar tip “Audi A8”, një pistoletë, 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimin pasuror ndaj shtetasit V. Gj. 40-vjecari V.Gj, i arrestuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe shuma të mëdha parash. Sekuestrohet edhe një automjet i blinduar që e kishte në përdorim 40-vjeçari V. Gj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Çamëria”, rreth orës 08:45, të datës 10.02.2020, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Gj, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, këtij shtetasi iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash. Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas. Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj. Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas

Ultimatumi i OFL për Emiljano Shullazin, flet avokati: Është një show, klienti im s’ka asgjë për të fshehur

Para

Akuzat për lobim/ Dosja e Lulzim Bashës në duart e Fatmira Hajdarit

Para
Akuzat për lobim/ Dosja e Lulzim Bashës në duart e Fatmira Hajdarit

Akuzat për lobim/ Dosja e Lulzim Bashës në duart e Fatmira Hajdarit

Të Gjitha

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

nga Fast News
13:06 | 19/08/2025
0

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

Recent News

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

13:06 | 19/08/2025
Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar