Pas kërkesës dhe ultimatumit që Operacioni Forca e Ligjit i drejtoi Emiliano Shullazit, që brenda 48 orëve të plotësonte formularin e deklarimit të pasurisë, ka ardhur dhe reagimi i avokatit të tij mbrojtës Vladimir Meçe.
Ai e ka cilësuar këtë situatë si një “show” nga forcat e anti-KÇK, pasi Shullazi e ka kaluar njëherë ‘sitën’ e ligjit anti mafia dhe nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.
“U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite. Sipas meje, eshte nje shoë, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te meparshem. Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme. Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dhune, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka përfunduar.
OFL-ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik. Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Megjithatë, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjigjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote”, tha ai në një prononcim përpara gazetarëve.