Në vizitën e parë të tij në Shqipëri si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti në axhendën e tij kishte përcaktuar edhe një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Mirëpo mesa duket ky takim është anuluar papritmas, dhe shkak për këtë mësohet se është bërë axhenda e ngjeshur e Albin Kurtit, konkretisht ai do të takojë ministrin e jashtëm italian Luigi di Maio në Kosovë.
Kujtojmë se gjatë kësaj vizite të tijën në kryeqytet, Albin Kurti do të merrte edhe “Çelësin e Tiranës” nga kryebashkiaku Veliaj.