• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra”/ Le të mos mashtrohemi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra”/ Le të mos mashtrohemi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një botë të hutuar nga rrjetet sociale, ku vlerat, ideologjitë, rolet, sfidat dhe shpresat përfundojnë në një vorbull me “like”, unë dua të përpiqem sadopak të ngre zërin për reflektim.

“Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra”





Mes kontakteve të mia në Instagram, kontakteve të “ishullit” të fotove ka shumë vajza të reja, të cilat nëpërmjet ekspozimit të trupit, mashtrojnë virtualisht tridhjetëvjeçarët e rremë, dyzetvjeçarët me “brirë” dhe pesëdhjetë vjeçarë me CV të rreme.

Vajza të zhveshura në Instagram, çfarë mendoni se po bëni?

Pasi postojnë një foto ku shfaqen dukshëm pjesët e tyre intime, ato i përgjigjen me humor komenteve dhe ngacmimeve duke kënaqur egon e meshkujve që pretendojnë se janë “playboy”… E në komente të shumta ku epshi shfaqet dukshëm si një dëshirë për t’u shfryrë, ato vazhdojnë të postojnë foto edhe më të zhveshura…

Si mund të mendojë një vajzë 14 ose 16 vjeçare se e vetmja gjë e bukur dhe e vlefshme që ajo ka për të ofruar është gjoksi ose prapanica e saj?

Vajza, “LIKE” në Instagram nuk ju bëjnë yll!

Të jetosh për të numëruar pëlqimet në Instagram do të thotë të rritesh pa ëndrra, pa dashuri, pa talent. Punoni në talentin tuaj, punoni me dashuri, punoni për të ndërtuar emocione që mbeten.

Tregojini të tjerëve atë që ju vërtet vleni, jo trupin tuaj në rrjete sociale.

Unë u rekomandoj vetëm një gjë prindërve: kontrolloni vajzat tuaja, mos jini të sigurtë se ato bëjnë atë që dëshironi, por dyshoni për to dhe mbi të gjitha bisedoni me to.

Për të gjithë të rinjtë në Instagram në vend të kësaj them:

Mund të jesh e bukur. Mund të bëhesh e bukur me ndërhyrje. Ju mund ta doni trupin tuaj dhe të keni besim në veten tuaj për ta treguar me krenari dhe kjo do të ishte e shkëlqyer. Jam e lumtur për ju (pa ndonjë sarkazëm), por le të kthehemi në realitet për një minutë ose dy… Le të mos mashtrohemi.

Ju mund të shikoni në pasqyrë dhe të ndiheni krenarë për trupin tuaj. Ju mund të ecni nëpër rrugë dhe të ndjeni shikimet admiruese të kalimtarëve mbi ju. Por kjo nuk është arsyeja pse jeni në Instagram dhe sigurisht kjo nuk është arsyeja pse fotografoni veten gjysmë të zhveshur. Nëse mendoni se postimi i atyre fotove është mënyra për të qenë të lumtur me veten, mendoni më mirë!

Paraqitja me tanga dhe sytjena në Instagram nuk ju bën të dukeni si modelet e të brendshmeve, kjo ju bën të dukeni si një vajzë e thjeshtë me vetëm një gjë për të ofruar: trupin.

Dhe ne zhdukim çdo dyshim: ajo që ju bëni nuk është të shëtisni apo imitoni modelet. Engjëjt e Victoria’s Secret pozojnë në grupe të ndërtuara nga stilistë dhe janë fotografuar nga fotografë profesionistë për të reklamuar një produkt. A e kuptoni ndryshimin? Kjo është punë.

Ato nuk nxjerrin në pah pjesët intime, në ndriçimin e neonit të banjës në dhomë. Modelet funksionojnë.

Po vajzat e Instagramit sot çfarë bëjnë?

Nuk mund të rri pa ju thënë: Po dhuroni fotografi për të kënaqur disa masturbues, perversë ose pedofilë.

Dhe le të jemi të qartë, nuk ka asgjë të keqe të pozosh nudo ose të bësh pornografi për punë, nëse kjo është ajo që vërtet dëshiron të bësh në të ardhmen. E vetmja gjë që unë do të doja që ta kuptonit është se të gjitha ato pëlqime dhe komente që merrni nuk do të thotë se ju pëlqejnë ata që ju shohin. Ajo që u pëlqen është shfaqja e mjerueshme që ju po bëni, nuk u interesoni ju direkt.

Do të tërhiqni djemtë e gabuar dhe do të jepni një shembull të keq për të gjitha vajzat e tjera që ju shikojnë.

Unë dua ta mbyll me një këshillë: nëse doni të modeloni, bëjeni!

Krijoni profilin tuaj, dërgojeni përreth dhe realizoni ëndrrën tuaj. Përndryshe ju thjesht po merrni pjesë në një lojë të dobët, duke pretenduar se jeni në gjendje të ushqeni vetëvlerësimin tuaj me pëlqime. Ju mund të zgjidhni të jeni gjithçka që dëshironi: një mjek, një model, një avokat ose ylli i një filmi porno, ju mund të bëni gjithçka! Thjesht bëjeni me dinjitet.

Letër drejtuar vajzave që zhvishen për disa pëlqime në Instagram nga Michela Silvia, postuar në “Panteco di Pantelleria”

Pas

Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida: Ronaldo dhe Messi mund të luajnë së bashku

Para

Shpërthimi i vullkanit Piton de la Fournaise në ishullin Reunion (VIDEO)

Para
Shpërthimi i vullkanit Piton de la Fournaise në ishullin Reunion (VIDEO)

Shpërthimi i vullkanit Piton de la Fournaise në ishullin Reunion (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar