Nga Artur Nura
Në rast ka rënë rasti si mua të kaloni pranë Kishësh Ortodokse pranë ish ministrisë së mbrojtjes në qëndër të Tiranës këtë të dielë do të keni parë disa fotografi festive nga momente kishtare të ndryshme!
Sigurisht që në pamje të parë nuk shquan asgjë negative! Ajo që të bën përshtypje është fakti që aty sheh kreun e kësaj Kishe shqiptare me dy fëmijë të vegjël, figura të tjera kishtare të panjohura për mua, shef besimtarë të Krishtit në mesha e ditë të shënuara, por nuk Sheh Aspak Krishtin vetë!
Pyetja që të vjen ndërmënd në këtë rast është nëse besimtarët ortodoksë shqiptarë shkojnë në Kishë ti luten Atit, të Birit e Shpirtit të Shenjtë, apo një drejtuesi të përkohëshëm të këtij institucioni të Kultit!?
Nëse do të kishim të bënim me Fenë Islame dhe me një Xhami, e cila ka zgjedhur që Muhamedin të mos e personifikojë në asnjë rast, kjo zgjedhje do të ishte e drejtë! Por në rastin e Fesë Kristiane kjo zgjedhje nuk ekziston dhe të lindin natyrshëm disa pyetje që duhen bërë publikisht!
Vetë Kisha ortodokse autoqefale shqiptare është një institucion shpirtëror e cila lidh të vdekshem me të pavdekshem, vdekatarët me Krishtin dhe Qiellin, apo që lidhnnevojtarë të ndryshëm që zgjidhin halle ekonomike të rëndomta te drejtuesit e kësaj Kishe?!?
Vetë fakti që kjo Kishë madhështore e ndërtuar në zemrën ekonomike të Shqipërisë dhe pranë të gjitha institucioneve shtetërore të kryeqytetit shqiptar dhe, jo pranë njerëzve dhe varfërisë së tyre, e kompromenton misionin e saj parësorë të shenjtë!
Aty ku është ndërtuar kjo Kishë me hekur dhe çimento për ti rezistuar çdo tërmeti natyror dhe politikë, të çon në mëndje faktin e pakundështueshëm që paratë që e kanë bërë të mundur atë investim nuk janë bërë asnjëherë transparente sa duhet?!?!
Për më tepër, kjo Kishë sot është bërë një qëndër kulturore ku asnjë institucion shtetëror nuk ka mbetur pa e shfrytëzuar sallën e kësaj kishe me pagesa taksash të shqiptarëve të varfër dhe që shkojnë në favor të një kishe të pasur!
Sigurisht që atë sallë e shfrytëzojnë me para edhe institucione private, por kjo gjë merr rëndësi dytësore për rastin…
Kur u ndërtua kjo Kishë ishte në krahë të ministrisë së atëhershme të mbrojtjes e cila u spostua më vonë në periferi dhe me urdhër, në mos gaboj, të po të njëjtit person që kish dhënë lejen e ndërtimit të kësaj kishe, pra kryeministrit të sotëm dhe ish kryetarit të djeshëm të bashkisë së kryeqytetit!
Kështu që pas kësaj analize dhe opinioni i bie që ky fenomen përfaqësor i eklipsimit të Krishtit duket krejt normal përderisa në mes është paraja dhe interesat e vdekshme! Kjo gjë sigurisht nuk nderon askënd dhe bën përgjegjës drejtuesit e kësaj Kishe që duhet të jetë instrument shpirtëror dhe jo një “Sh.p.k”…
Kisha Ortodokse Autoqefale nuk mundet, sipas meje, të eklipsojë Krishtin e të lartësojë Janullatosin e për këtë duhet të reagojnë vetë besimtarët ortodoksë!