Para Parlamentit kanë folur me radhë deputetët e opozitës, para protestuesve, duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama që të largohet.
Ka folur edhe Kryemadhi, e cila para mijëra protestuesve ka mbrojtur police, duke akuzuar qeverinë. Kryemadhi tha se policët janë njësoj si gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se mandatet e opozitës nuk janë më fasadë e narkoshtetit por të shqiptarëve. Ajo deklaroi se nuk më kthim pas.
Menjëheë pas Kryemadhit ka dalë në Protestë edhe kryedemokrati, Lulzm Basha. Në fjalën e tij ai tha se tashmë është një qytetar i Tiranës: “Jam në krahun tuaj dhe me ju, deri në fitoren totale të kësaj beteje. Shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës, që nisi në bashkimin më të madh të shqiptarëve”.
Pas fjalimit të Bashës protestuesit dhe deputetët po zhvendosen drejt Kryesisë së Kuvendit ku gjendet edhe Rama, për dorëzimin e mandateve.