Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë një konference të përbashket me kryeministrin Edi Rama, Sassoli është shprehur se të gjitha vendet e Bashkimit Europian janë të bindur se Shqipërisë duhet ti hapen negociatat por thjesht ka ndodhur një vonesë.
Presidenti i PE ndër të tjera është shprehur se Shqipëria ka përparuar falë punës së kryer në disa fusha dhe ka shprehur dhe mbështetjen e tij në lidhje me këtë proces.
“Me besim drejt BE dhe ky është vendim i rëndësishëm për të investuar për të ardhmen. Ndodhi një ngadalësim por procesi duhet të vijojë. Janë të bindur shumë vende të BE,Parlamenti e KE, jam i bindur që kjo është thejsht një vonesë.
Kjo po mbushet edhe nga nisma të mëdha nga qeveria, lufta lundër krimit të organizuar, cështjet që kanë të bëjnë në vënien e sigurisë, janë nisma që jo vetëm i shohim me favor por janë objektivisht të domosdoshme. Shqipëria po punon. Lufta kundër krimit, rikuperimi, çështje të sigurisë dhe hapësirës shqiptare janë nisma që jo vetëm i shikojmë në favor por janë edhe të domosdoshme.
Me këtë vendosmëri kemi parë sesi është rifilluar dialogu, brenda afateve të shkurtra. Ju e dini zhgënjimin që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare por tani duhet të kapërcejmë disa pyetje që i janë bërë Shqipërisë që përgjigjet të jenë pozitive dhe ti bindim të gjithë. Për atë rrugë që duhet ta bëjmë bashkë sepse kemi një fat të përbashkët dhe të ardhme të përbashkët.
Folën me Ramën edhe për sistemin bankar etj për rregulla që do të bëjnë të mundur pranë BE dhe të kryen kontrolle të dobishme për lançimin e ekonomisë. Në këtë moment do flasim dhe për çështje të sigurisë tonë, për BE dhe vendet e ballkanit, që vendet tona të rriten së bashku”, ka thënë Sassoli.