Një thirrje e fortë ka ardhur së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ky institucion i është drejtuar të gjitha qeverive të shteteve në mbarë botën që të përgatiten për “shpërthime lokale” të koronavirusit.
Paralajmërimi vjen pasi Kina tregoi se numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 259.
Po ashtu është raportuar se në Kinë janë 11.791 raste të konfirmuara me këtë virus, duke u cilësuar kështu si një shpërthim më i madh sesa ai i virusit të rrezikshëm SARS në 2002-2003.
Në javën që lamë pas, OBSH shpalli emergjencën botërore nga koronavirusi, duke shprehur shqetësim se disa raste jashtë Kinës, mund të paraqesin raste të transmetimit të virusit nga njeriu te njeriu.
“Shtetet duhet të përgatiten përimportimin e mundshëm, në mënyrë që të identifikojnë rastet sa më herët që është e mundur që të jenë të gatshme të kontrollojnë shpërthimet e virusit, nëse kjo ndodh”, tha përfaqësuesi i OBSH-së, Gauden Galea.
Të paktën 25 shtete kanë raportuar se kanë identifikuar raste të personave të prekur nga virusi i ri, ku kryesisht bëhet fjalë për persona që kanë udhëtuar nga Kina.