Një tërmet i fortë sapo ka rënë pak sekonda më parë në Durrës dhe është ndjerë shumë i fortë edhe në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, magnituda ka qenë 5.4 ballë në një thellësi prej 10 kilometrash, në Hamallaj, aty ku u regjistrua edhe tërmeti vdekjeprurrës i 26 nëntorit.
Mësohet se në Durrës njerëzit kanë filluar që të dalin nga shtëpitë edhe pse është shi.
Momentalisht nuk ka raportime për dëme, mirëpo lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët që kanë braktisur banesat duke dalë në rrugë.