Për tërmetin e 26 Nëntorit kryeministri Edi Rama në një video mesazh tha se shifra për rindërtimin mund të shkojë me pak apo më shumë se 1 miliard euro. Artan Shkreli, Zëvendësminister i Infrastrukturës dhe Energjisë tha në Open në Top Channel se kjo shifër nuk është zyrtare, por një përllgaritje e përafërt.
‘Nuk është shifër zyrtare. Por është një shifër e përafërt. E dimë që është një shifër shumë e madhe ku emergjencat e shtetit shqiptar nuk janë përballuar ndonjëherë’- tha Shkreli.
Për gazetarin Abilekaj kjo shifër është e fryrë. ‘Kjo shifër më duket e fryrë. Mendohet se 750 mijë euro do shkojnë për rindërtimin e banesave ku me këtë shifër i bie të ndërtojmë banesa me vlerë 50 mijë euro’- tha gazetari.
Sa e fryrë?- ndërhyri Shkreli.
Shumë e fryrë- iu kundërpërgjigj Abilekaj.
(Marrë nga Hapur.al)