Denoncuesi tha për “Fiks Fare” se në zonën afër shkollave shitet edhe lëndë narkotike, madje edhe brenda shkollave. “Ka nxënës që vijnë në shkollë me kavanoza. Ata shesin hashash edhe kokainë. Kokaina shitet edhe afër shkollës” thotë ai, ndërsa pohon se hashashi është zinxhir; e blej me 3 mijë lekë, ja shes një shoku me 5 mijë lekë. Më pas shitet brenda në shkollë.
Përshembull, unë jam në një klasë të 10-të, te D-ja, se janë 10 klasa paralele. Shkoj të marr te klasa C, apo E, një libër matematike. Brenda këtij libri është edhe lënda narkotike e fshehur. Ndërkohë, para gjimnazit rri edhe një patrullë policie. “Ata rrinë vetëm për sherre, jo për bazën e prostitucionit jo për hashashin. Bazat e prostitucionit i di dhe policia” thotë djali. Ndërkohë, kamera e Fiks Fare filmoi pikërisht këtë patrullë policie para gjimnazit “Ibrahim Rugova”.
Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në afërsi të shkollës, ku bisedon me disa persona që shesin lëndë narkotike në Kamëz. Ai shkon në vendin që shitet dhe disa persona i thonë se aktualisht nuk janë këtu ata djemtë, po këtu rrinë vazhdimisht. Një tjetër i thotë se nuk është ai, duhet të kërkojë. “Hajde pas 1 ore se tani s’kemi” i thonë.
Ndërkohë, pasi faktoi pikërisht shitblerjen e lëndës narkotike, bashkëpunëtori shkon brenda gjimnazit. Disa nxënës i thotë që të dalë mbrapa shkollës te çunat. Shkon mbrapa dhe ata i thonë se duhet të flasë me një nxënës i njohur në të gjithë shkollën. “Nuk e di nëse është A këtu në shkollë, s’po del ai që të lë një takim…” i thotë nxënësi. Të tjerë i thonë se tani s’kemi, ndërsa pinë duhan në ambientet e shkollës. “S’të japim dot fjalën” i thonë ata, ndërsa marrin numrin e telefonit dhe do e marrin ditë të tjera.
AFËR SHKOLLËS SHITET LËNDË NARKOTIKE
Djali – Ta bëj një pyetje?
Banori – Po.
Djali – Ke për të më respektuar?! Ndonjë respekt?
Banori – Nuk janë këtu ata çunat, këtu rrinë zakonisht.
Djali – Ke numra të atyne?
Banori – Jo s’kam. S’kan telefon ata. Vijnë herë pas here ata.
Në zonë vjen një makinë
Shpërndarësi – Do mbarosh punë?
Djali – Ëë?
Shëprndarësi – Do mbarosh punë?
Djali – Po.
Shpërndarësi – Ja të shofi ky (djali tjetër), te ai çuni aty, bën vaki… Hajde më vonë se s’kena, hajde për nja 1 orë.
Djali – Mbas 1 ore ta lë?
Shpërndarësi – Po. Hajt
Djali – Një 10-çe dhe një 5-çe dua unë.
Shpërndarësi 2 – Ok, hajt.
PO BRENDA SHKOLLËS?!
Djali – Ku të shkoj për bar?
Nxënësi 1 – Bar?
Djali – Po
Nxënësi 2 – S’kena bar ne mo zemër. Bar shko mbrapa, gjej çunat mbrapa (shkollës)
Djali – Si kaluat çuna?
Nxënësi 3 – Ça bënë.
Djali – Ta bëj një pyetje?
Nxënësi 3 – Po.
Djali – A ma gjej një teke bar me lekë.
Nxënësi 4 – Teke bar?
(Një nga nxënësit pi duhan brënda shkollës)
Djali – Një teke!
Nxënësi 4 – Ti them A… njëherë. A ke lekë në telefon? Ke ti? Se di është këtu A…, se gjej dot A… O M…, a e pe A… andej para? Mos ishte andej para? Lale s’di ça me të thënë.
Djali – Kur mund të lëmë një takim.
Nxënësi 4 – Se di ore, s’është as ai çuni.
Djali – Kur mund ta lëmë?
Nxënësi 4 – Se di ku ka ik. S’po del asnjë mbrapa (shkolle).
Nxënësi 5 – E di ça do ti, po për Zotin, s’kemi sot.
Djali – Pyeti këta të tjerët.
Nxënësi 5 – Ke ti?
Nxënësi 6 – Ça?
Nxënësi 5 – Ndonjë teke bar?
Nxënësi 6 – Jo (duke pirë duhan në ambientet e shkollës).
Djali – A t’ju pres kur dilni prej shkolle… me ndonjë shok, të pres këtu.
Nxënësi 5 – Të shohim për Zotin, s’të japim dot fjalën që ta gjej.
Djali – A të pres 5 minuta këtu, të pres?
Nxënësi 5 – Ja ta marr në telefon (flet në telefon).
Nxënësi 5 – S’kam sot (më tha).
Marrë nga ‘Top Channel’