Ambasadorja e re amerikane Yuri Kim ka mbajtur sot fjalimin e parë në Tiranë, përpara mediave.
Sapo ka marrë detyrën, nga ambientet e ambasadës, Kim u shpreh se SHBA dhe Shqipëria janë miq, aleatë dhe partnerë.
Gjithashtu diplomatja amerikane rikujtoi marrëdhëniet e ngushta dhe të vjetra mes dy vendeve, duke thënë se 100 vite më parë, presidenti amerikan (Ëilson) ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri.
Yuri Kim deklaroi se SHBA nuk do kursejë ndihmën ndaj Shqipërisë për ta bërë atë një aleate edhe më të fortë.
Gjithashtu në fund të fjalimit ambasadorja citoi dhe një fjali në shqip: Ne jemi ne me ju krah për krah. Faleminderit shumë.
PJESE NGA FJALIMI
Bie pak shi, por pjesa ime është plot me diell. Sot në mëngjes i paraqita letrat kredenciale presidentit dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të lidhur me miqësinë e gjatë mes dy vendeve tona. Që të dy theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që presidenti Trump dhe sekretari i shtetit, Pompeo më besuan këtë detyrë që të përfaqësoj SHBA-të në Republikën e Shqipërisë.
Pres me kënaqësi që t’ju njoh ju, vendin tuaj, kulturën tuaj, historinë tuaj. Jemi miq, aleatë dhe partnerë. Sikurse e kam thënë edhe në Senat, pak miq e kanë përqafuar SHBA-në më me ngrohtësi, pak aleatë kanë qenë më besnik dhe pak partnerë kanë vullnetin për të bërë më shumë me SHBA, se sa Shqipëria.
Kjo ndërtesë e bukur qëndron si testament për forcën e marrëdhënieve tona, themelet e saj u vendosën në vitin 1929. Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë por rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë presidenti Ëillson ngriti zërin për Shqipërinë kur askush nuk e bëri, presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur.
Ai priti një përfaqësues shqiptar në Uashington dhe hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në lidhjen e kombeve në 1920.
Pas Luftës së Dytë Botërore dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme por edhe pse qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën popujt tanë vazhduan ta mbanin pranë njëri tjetrin.
Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim mes Zërit të Amerikës, që nuk transmetonte vetëm lajme por edhe shkëndija shprese.
Shkëndija e shpresës ndezi gjithë vendin dhe ne qëndruam me ju në 1991 teksa u çliruat nga vargonjtë e diktaturës dhe komunizmit. Është një moment për të cilin duhet të ndihemi me të drejtë krenarë, ne kemi qëndruar krah jush që atëherë duke mbështetur hyrjen në Nato dhe tani përpjekjet tuaja për të anëtarësuar në BE.
Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovraniterit por edhe të së ardhmes së Shqipërisë. Ne e dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë edhe se puna e vështirë është me e lehtë kur ke miq dhe aleatë.
SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate me e fortë dhe më e aftë, SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë vendit tuaj të forcojë kandidaturën për në BE.
Do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën për liri drejtësi dhe nje sistem kur secili të respektojë të njëjtat rregulla. Pres me kenaqësi të punoj me udhëheqësit e vendit tuja, që marrin hapa të vështirë për të nevojshme për të zbatuar reformën ne drejtësi, per te ndjekur krimin dhe per të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.
Jam besimolotë që teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë më shumë investitorë do të vijnë drejt Shqipërisë që të krijoje më shumë mundësi për vende pune.
Le të mos ketë dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë.
Ashtu si qëndruam më ju në 1920, 91, 99, dhe 2009 e jemi me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si vend demokratik i begatë në familjen evropiane. Ne jemi me ju krah për krah.